Ndërlidhjet

KQZ: Deri në 15:30, pjesëmarrja 19.89%


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 15:30 në komunën e Mitrovicës kanë votuar 17267 qytetarë, apo 19.89 për qind nga mbi 80 mijë personat me të drejtë vote.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në rivotimin në Mitrovicë mund të vërehet një rënie e pjesëmarrjes në zgjedhje, nëse krahasohen shifrat e daljes në votime për zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit të 2010-ës.

Në zgjedhjet që u mbajtën në dhjetor, në Mitrovicë deri në orën 15:30 patën votuar 22795 qytetarë apo 26.25% nga numri total i personave me të drejtë vote.

Përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në Mitrovicë bëhet pas evidentimit të parregullsive në raundin e parë më 12 dhjetor, 2010.
XS
SM
MD
LG