Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës kundër protestuesve në Tunizi



Policia tuniziane ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve që gjuanin me gurë ndërtesën e kryeministrisë. Protestuesit në Tunizi kanë nisur një fushatë për largimin e qeverisë së përkohshme.

Protestuesit, shumica e të cilëve vijnë nga zonat rurale, kanë ardhur në kryeqytet të dielën në mbrëmje me kërkesën për të larguar kryeministrin Muhamed Ganuçi, i cili ka qenë bashkëpunëtor i presidentit të rrëzuar Ben Ali.

Ganuçi ka premtuar se do të largohet pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat duhet të organizohen brenda gjashtë muajsh.

Presidenti i Tunizisë u largua në 14 janar nga vendi drejt Arabisë Saudite nën presionin e protestuesve. Gjatë trazirave në Tunizi dhjetra persona u vranë nga forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG