Ndërlidhjet

Hamburgu nuk e lëshon sulmuesin Van Nistelroj në Real



Ekipi i Hamburgut i ka thënë Realit të Madridit se sulmuesi Rud van Nistelroj definitivisht nuk do të kthehet në klubin spanjol.

Drejtori i klubit gjerman Bernd Hofman tha se Reali ka bërë një ofertë prej dy milionë eurosh, plus një ndeshje miqësore me rastin e 125 vjetorit të themelimit të Hamburgut.

Por Hofman ka thënë se Hamburgu përsëri "dhe për herë të fundit" e ka refuzuar ofertën e spanjolëve, transmeton DPA.

Holandezi 34 vjeçar, i cili erdhi në Hamburg nga Madridi një vit më parë, ka sugjeruar se do të dëshironte të kthehet në Real, i cili po kërkon zëvendësim për të lënduarin Gonzalo Higuain.
XS
SM
MD
LG