Ndërlidhjet

EULEX-i nuk fillon hetime pa dëshmi



EULEX-i nuk do të nis hetime për tregtinë me organe, përderisa nuk merr dëshmi nga Dik Marti, ka deklaruar zëdhënësja e misionit, Irina Gudeleviq.

“EULEX-i i ka dërguar Martit dy letra përmes të cilave i kërkon t’i dorëzojë prokurorisë cilindo informacion ose dëshmi që do të mund të ndriçonte eventualisht pohimet në raportin e tij”, ka thënë Gudeleviq.

“Ne kemi marrë përgjigjet nga Marty, por tash për tash nuk kem marrë asnjë dëshmi, ose burim që do të na e bënte të mundur që pohimet e tij t’i ndjekim në rrugë gjyqësore”, ka thënë ajo për B92.
XS
SM
MD
LG