Ndërlidhjet

Shqipëri: Rama kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar


Lideri i opozitës në Shqipëri, Edi Rama, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që të ndërmjetësoj në krizën politike, ndërsa ka shprehur përkushtimin që t’i udhëheq protestat e reja kundër qeverisë, pasi në trazirat e fundit u vranë tre demonstrues.

“Ne duhet ta vazhdojmë rrugën tonë me rezistencë jo të dhunshme dhe poashtu të arrijmë te veshët botërorë dhe të themi qartas – mos na leni vetëm”, i tha Edi Rama agjencisë Associated Press.

Ai theksoi se kryeministri Sali Berisha “doli jashtë kontrollit”, pasi Garda Kombëtare vrau tre demonstrues , duke urdhëruar “arrestime, rrahje, keqtrajtim dhe duke i frikësuar njerëzit”.

Sipas tij, “nuk është e mundshme, e pranueshme, ose e imagjinueshme, që Garda Kombëtare duhet t’i vrajë civilët, që demonstrojnë për të drejtat e tyre”.

Edi Rama, më tutje theksoi se “ne jemi në moment surrealist, pasi ne jemi anëtar të NATO-s dhe po trokasim në dyert e Bashkimit Evropian, ndërsa në të njejtën kohë, po përjetojmë diçka që na përkujton ish regjimin komunist”.
XS
SM
MD
LG