Ndërlidhjet

Medvedev: Terrorizmi është kërcënimi më serioz për Rusinë



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev e quajti terrorizmin kërcënimin më serioz për Rusinë.

Komentet e tij u bënë pas sulmit të dyshuar vetëvrasës në aeroportin Domodedovo të Moskës, ku u vranë të paktën 35 njerëz dhe 110 u plagosën.

Medvedev tha se autoritetet do të bëjnë gjithçka "për të siguruar se banditët që e kryen këtë krim të identifikohen, të ekspozohen dhe të sillen para gjykatës".

Ai poashtu tha se zyra e prokurorit të përgjithshëm të Rusisë dhe komiteti i hetuesisë do ta hetojnë "përgjegjësinë kriminale" të zyrtarëve të sigurisë në aeroport, të cilët fajësohen pse lejuan që sulmuesi i dyshuar vetëvrasës të hyjë pa u vërejtur në aeroport .

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse dyshimet me gjasë do të bien mbi militantët nga Kaukazi.
XS
SM
MD
LG