Ndërlidhjet

Kandidati i Hezbollahut do formojë qeverinë libaneze



Kandidati i mbështetur nga lëvizja radikale shiite Hezbollah është emëruar kryeministër i Libanit.

Presidenti Mishel Sulejman i kërkoi miliarderit sunit Naxhib Mikati që të përpiqet të formojë qeverinë e re.

Duke folur pas emërimit, Mikati tha se të enjten do t'i fillojë bisedimet për formimin e qeverisë së re, dhe u bëri thirrje të gjithë fraksioneve libaneze që t'i kapërcejnë dallimet e tyre.

Më herët, ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Saad Hariri, tha se ai nuk do të bashkohej me një qeveri të kontrolluar nga Hezbollahu.

Emërimi i Mikatit nxiti protesta në Tripoli dhe qytetet tjera.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur "shqetësim të madh" për një qeveri libaneze të dominuar nga Hezbollahu.
XS
SM
MD
LG