Ndërlidhjet

Saakashvili: Rusia, krokodil që do të gëlltisë Gjeorgjinë



Presidenti i Gjeorgjisë Mihail Saakashvili e krahasoi sot Rusinë me një "krokodil" që është i gatshëm ta "gëlltisë" vendin e tij.

Duke folur në një program televiziv, Saakashvili e kritikoi ashpër atë që e quajti "pushtim" të dy rajoneve separatiste gjeorgjiane, Abhazinë dhe Osetinë e Jugut.

Moska e ka njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste pas luftës midis dy vendeve në vitin 2008

Saakashvili e akuzoi Rusinë se ka "mentalitet politik të shkallës së një zvarraniku, si krokodili që është i gatshëm t'ju gëlltisë".

"Barbarët e egër i pushtuan tokat tona", tha ai, duke ndërlidhur sulmin vetëvrasës në aeroportin e Moskës me politikat ruse në Kaukaz.
XS
SM
MD
LG