Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka hapur sot punimet e parlamentit të ri afgan. Sesioni i parë mbahet katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat janë shoqëruar nga dhuna dhe mashtrimet.
Karzai donte ta shtynte edhe më tej hapjen e sesionit në mënyrë që të lejonte hetimin e shkeljeve gjatë zgjedhjeve nga një gjykatë e posaçme.
Ligjvënësit e kanë akuzuar Karzain se po e përdorte gjykatën si rrugë për të larguar kundërshtarët e tij.