Ndërlidhjet

Medvedev shkarkon zyrtarë të lartë pas sulmit në aeroport


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, e ka shkarkuar shefin e departamentit të transportit në Ministrinë e Brendshme ruse, Andrei Aleksev, për shkak të sulmit me bombë të së hënës në aeroportin e Moskës, Domodedovo.

Ministri i Brendshëm rus, Rashid Nurgaliev, ka thënë se kreu i policisë së aeroportit dhe dy zëvendësit e tij janë shkarkuar gjithashtu, për shkak të sulmit në të cilin u vranë 35 vetë dhe u lënduan më shumë se 100 të tjerë.

Autoritetet thanë se të gjitha viktimat tashmë janë identifikuar, por identiteti i sulmuesit vetëvrasës mbetet i panjohur.
XS
SM
MD
LG