Ndërlidhjet

Egjipt: Protesta, përkundër paralajmërimeve të qeverisë


Protesta të reja kanë shpërthyer në Egjipt, pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë se demonstratat nuk do të tolerohen.

Ky veprim vjen një ditë pas protestave antiqeveritare në mbarë vendin, që rezultuan me të paktën tre të vdekur.

Protestuesit egjiptianë kanë kërkuar shpërbërjen e parlamentit, zbatimin e demokracisë, paga më të larta si dhe largimin e presidentit Hisni Mubarak.

Policia përdori gazlotsjellës për t’i shpërndarë qindra protestuesit e tubuar në qendër të Kajros.
XS
SM
MD
LG