Ndërlidhjet

Putin: Sulmi nuk lidhet me Çeçeninë


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se “përgjegjësit e sulmit në aeroportin Domodedovo sipas të gjitha gjasave nuk vijnë nga republika ruse e Çeçenisë”.

Putin, i cili ka nisur luftën kundër kryengritësve çeçenë në vitin 1999, nuk ka pranuar të japë detaje të mëtejshme.

Analistët thonë se një gjë e tillë mund t’i fokusojë hetimet në të tjera rajone të trazuara ruse – Ingusheti apo Dagestan.

Deri më tash, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin më të ngarkuar të Moskës, në të cilin humbën jetën 35 persona, ndërsa mbi 100 të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG