Ndërlidhjet

Qeveria e Egjiptit mohon mbylljen e ueb-sajteve


Qeveria e Egjiptit ka hedhur poshtë akuzat për ndërprejen e rrjeteve sociale, Twitter dhe Facebook, duke thënë se ekzekutivi respekton lirinë e të shprehurit.

“Qeveria nuk do të përdorte metoda të tilla”, tha zëdhënësi Magdi Radi, pas ankesave të egjiptianëve për ndërpreje të rrjeteve sociale dhe atyre mobile.

Facebook dhe Twitter thuhet se janë përdorur nga protestuesit për shpërndarjen e informacioneve dhe koordinimin e aktiviteteve protestuese.

Egjipti është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Hosni Mubarak. Rreth 860 protestues janë arrestuar në dy ditët e fundit ndërsa së paku tre të tjerë rezultojnë të vdekur.
XS
SM
MD
LG