Ndërlidhjet

Feith dënon sulmin pranë Osojanit


Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Piter Feith, ka dënuar sulmin ndaj një të kthyeri në fshatin Oprashk, pranë Osojanit, në Kosovën perëndimore.

“Unë e dënoj këtë akt të dhunshëm, i cili është incidenti i tretë në këtë zonë gjatë javëve të fundit. Hetimi nga Policia e Kosovës ka filluar. Ai duhet të çohet deri në fund dhe ndjekja e nevojshme penale të kryhet si rezultat i këtij hetimi”, ka thënë Feith.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante “që ta përkrahin këtë hetim dhe të bashkëpunojnë plotësisht me Policinë e Kosovës, në mënyrë që autorët e dhunës të vihen përpara drejtësisë”.

“Unë i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Istogut që të ndërmarrin masa proaktive për të luftuar krimin dhe për të krijuar besimin brenda dhe mes komuniteteve”, ka thënë Piter Feith.
XS
SM
MD
LG