Ndërlidhjet

Klinton: Autoritetet egjiptiane të përmbahen nga dhuna


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u ka bërë thirrje palëve në Egjipt të tregohen të përmbajtura nga dhuna, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet të lejojnë lirinë e shprehjes.

“Ne mbështesim të drejtat universale të popullit egjiptian, përfshirë të drejtën e të shprehurit, të shoqërimit dhe të tubimit. Kërkojmë nga autoritetet egjipitane të mos ndalojnë protestat paqësore dhe as komunikimet përmes rrjeteve sociale”, u ka thënë Klinton gazetarëve, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Naser Judeh.

Mijëra egjiptianë kundërshtuan paralajmërimet e qeverisë, duke u tubuar në qendër të Kajros për të protestuar kundër regjimit të presidentit Hosni Mubarak.

Forcat e sigurisë kanë përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Rreth 860 protestues janë arrestuar në dy ditët e fundit, ndërsa së paku tre persona kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG