Ndërlidhjet

Medvedev: Sulmet deshën "të ulin në gjunj" Rusinë


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se sulmet vdekjeprurëse në aeroportin e Moskës kanë pasur për qëllim “të ulin në gjunj Rusinë”. Ai i bëri këto komente në fjalimin inaugurues të Forumit Botëror të Ekonomisë.

Medvedev u tha të pranishmëve se “sulmi vetëm se forcon vendosmërinë tonë për të gjetur një mbrojtje efektive ndërkombëtare kundër terrorizmit”.

Presidenti i Rusisë ka hapur takimin katërditor të biznesit global dhe të udhëheqësve politikë në Davos të Zvicrës.

Në këto bisedime marrin pjesë mbi 30 liderë shtetesh, përfshirë presidentin francez, Nikolas Sarkozi.

Medvedev, pos tjerash, tha se liria e internetit nuk duhet të kufizohet nga ana e qeverive.
XS
SM
MD
LG