Ndërlidhjet

Dita e tretë e protestave në Egjipt



Protestat në Egjipt kundër sundimit 30 vjeçar të presidentit Hosni Mubarak kanë hyrë në ditën e tretë.

Grupe të vogla demonstruesish u mblodhën mëngjesin e sotëm në kryeqytetin Kairo dhe në qytetin e Suezit.

Sot, ithtari për reforma Mohamed ElBaradei, i cili drejtonte Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, pritet të mbërrijë në Egjipt nga Vjena.

Analistët thonë se ardhja e tij mund t'u japë fuqi protestave, të cilave deri tash u ka munguar një udhëheqës.

Në Uashington, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i bëri thirrje aleatit të ngushtë Egjiptit, që të adoptojë reforma të gjera, dhe të mos i shtypë demonstruesit.

“Ne besojmë fuqishëm se qeveria e Egjiptit ka një mundësi të rëndësishme në këtë kohë për t’i zbatuar reformat politike, ekonomike dhe sociale, për t’iu përgjigjur nevojave dhe interesave legjitime të popullit egjiptian”, tha Klinton.

Thirrja e saj u bë pasi policia në Kairo përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit, disa nga të cilët i hodhën gurë policisë.

Të paktën katër vetë janë vrarë në protestat.
XS
SM
MD
LG