Ndërlidhjet

Ljajiq pret EULEX-i të zhvillojë hetime



Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në qeverinë e Serbisë, Rasim Ljajiq, ka deklaruar se pas miratimit të rezolutës në Këshillin e Evropës bazuar mbi raportin e Dik Martit, pret hetim gjithpërfshirës të bashkësisë ndërkombëtare mbi pretendimet për trafikim organesh në Kosovë

"Tash është radha e EULEX-it, për të cilin Ketrin Eshton tha se ka kapacitet t'a kryejë këtë hetim", ka thënë Ljajiq.

Ai ka shtuar se Prokuroria për krime lufte në Beograd është e gatshme për bashkëpunim, dhe se të gjitha dëshmitë e rëndësishme do t'ia dorëzojë EULEX-it.
XS
SM
MD
LG