Ndërlidhjet

SHBA i ashpërson sanksionet Bellorusisë



Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Bellorusisë, dhe do ta rritin mbështetjen financiare për shoqërinë civile në këtë vend, si përgjigje ndaj shtypjes së aktivistëve pro demokratikë.

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Filip Gordon e bëri këtë njoftim në një seancë dëgjimore në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Senat.

Ai tha se sanksionet do t'ua ndalojnë kompanive amerikane dhe individëve që të bëjnë biznes me dy filialet e kompanisë belloruse të naftës dhe industrisë kimike.
XS
SM
MD
LG