Ikona e luftës kundër aparteidit, njëherësh ish presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka dalë nga spitali. Nënpresidenti Kalema Motlanthe tha në një konferencë shtypi në Johanesburg se Mandela është “me shëndet dhe me humor të mirë”.
Përfaqësuesit e spitalit ku u trajtua Mandela sqaruan:
“Mandela së fundi pati një infeksion në rrugët e frymëmarrjes, për çfarë u trajtua. Ai është në gjendje të qëndrueshme, por po mbahet në kontroll”, tha Ramlakan, nga burimet spitalore.
Mandela ka qenë presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut, pasi ka kaluar 27 vjetë në burg si luftëtar kundër aparteidit.