Ndërlidhjet

Dhunë në protestën e Kajros



Dhjetëra mijëra protestues kanë marrë pjesë në protestën anti-qeveritare të zhvilluar në Kajro, ku ka pasur përleshje të dhunshme me policinë.

"Populli dëshiron të rrëzojë rregjimin!" "Populli dëshiron të rrëzojë rregjimin!", thërrisnin protestuesit në Kajro.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë policinë, e cila nga ana e saj ka përdorur plumbat e gomës, gazin lotsjellës dhe ujin për të shpërndarë demonstruesit. Mediat raportojnë për dhjetra të plagosur e madje një të vdekur. Mësohet se dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Mohamed El Baradei ka qenë pjesë e atyre që janë sulmuar me ujë.

Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit Mubarak, i cili për 30 vjet drejton Egjiptin. Protesta e së premtes është më e madhja që nga fillimi i trazirave në Egjipt. Para Egjiptit ishin protestuesit tunizianë, të cilët i dhanë fund regjimit prej tre dekadash të presidentit Ben Ali.

Autoritetet egjiptiane kanë bllokuar rrjetet sociale si Facebook e Twitter, të cilat ishin përdorur si mjete për të grumbulluar sa më shumë njerëz nga protestuesit.







XS
SM
MD
LG