Ndërlidhjet

Protestuesit hyjnë në sheshin kryesor të Kajros



Mijëra protestues anti-qeveritarë kanë dëbuar nga sheshi kryesor i Kajros policët duke i sulmuar me gurë, xhama dhe shkopinj. Një numër policësh hoqën uniformat dhe u bashkuan me turmën.

Agjencitë e lajmeve raportojnë për protestues që brohorisnin dhe i merrnin në krahë policët që hiqnin uniformën. Protestuesit mundën të hynin në sheshin Tahrir, derisa ishin mbajtur larg tij gjatë gjithë ditës nga forcat e rendit.

Raportohet se në arrest shtëpiak është vënë Mohamed El Baradei, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe ish drejtuesi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
XS
SM
MD
LG