Ndërlidhjet

Egjipt: Mubarak shkarkon qeverinë


Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, tha se do të shkarkojë qeverinë e tij, por nuk dha indikacione nëse është gati të japë dorëheqje pas protestave masive në vend.

Mubarak u shfaq në televizionin egjiptian për herë të parë pas shpërthimit të demonstratave, që konsiderohen si sfida më serioze e tij gjatë 30 vjetëve në pushtet.

Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave të rendit dhe protestuesve në qytetin e Kajros, Suezit dhe Aleksandrisë.

Është raportuar se autoritetet kanë kufizuar qasjen në internet dhe në disa shërbime mobile, në përpjekje për të penguar aktivitetet e protestuesve.
XS
SM
MD
LG