Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Kajro


Mijëra demonstrues janë tubuar në qendër të Kajros për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.

“Njerëzit duan që presidenti të shkojë”, kanë brohoritur ata.

Protesta e sotme vjen vetëm disa orë pasi Mubarak shkarkoi kabinetin e tij dhe premtoi hapa të rinj drejt demokracisë, në përpjekje për të qetësuar krizën në vend.

Mbi 20 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave të rendit dhe protestuesve në qytetin e Kajros, Suezit dhe të Aleksandrisë.

Raportohet se autoritetet kanë kufizuar qasjen në internet dhe në disa shërbime mobile, për të penguar aktivitetet e protestuesve.
XS
SM
MD
LG