Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e diplomatit amerikan


Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Pakistanit për lirimin e menjëhershëm të diplomatit amerikan, për të cilin thonë se është kapur në mënyrë të paligjshme në Lahore.

Ambasada amerikane në Islamabad tha se i arrestuari ka identifikuar veten e tij para policisë si diplomat, porse “autoritetet e rendit nuk e kanë kryer detyrimin ligjor për të verifikuar statusin e tij”.

Rajmond Davis është mbajtur në stacionin policor nën akuzat për vrasje të dyfishtë, pas qëllimit të dy motoçiklistëve të enjten në Lahore.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se ai ka vepruar në vetëmbrojtje.
XS
SM
MD
LG