Ndërlidhjet

Ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ftesë për gjyq nga EULEX-i


Katër ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë ftuar nga Prokuroria e EULEX-it që me 15 shkurt të paraqiten në seancë gjyqësore.

Ata akuzohen për organizim të protestës para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në korrik të vitit 2009, me ç'rast ishte hedhur koktej molotovi.

Xhevdet Qiriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se bëhet fjalë për Hyzri Musliun dhe Hyzri Salihun nga Shtimja, Sefedin Zukën nga Ferizaj dhe Naim Gashin nga Malisheva.

Qiriqi ka theksuar se “këta ish-luftëtarë të UÇK-së kanë vendosur që të mos i përgjigjen ftesës së Prokurorisë së EULEX-it, për shkak se procesi gjyqësor është i motivuar politikisht”.

Sipas tij, këtë proces gjyqësor e ka nxitur Qeveria e Kosovës.
XS
SM
MD
LG