Ndërlidhjet

Maroku, nikoqir i Kupës së Afrikës 2015


Federata afrikane e futbollit bëri të ditur se Maroku do të jetë nikoqir i Kupës së Afrikës më 2015, ndërsa dy vjet më vonë turneu do të organizohet në Afrikën e Jugut.

Ky vendim u mor pasi që Kongo tërhoqi kandidaturën e tij.

Maroku tashmë ka pritur kampionatin kontinental në vitin 1988, e po ashtu edhe Afrika e Jugut më 1996.

Kombëtarja e Egjiptit është kampione aktuale e futbollit të Afrikës.
XS
SM
MD
LG