Ndërlidhjet

Pas 30 vjetësh, Mubarak emëron zëvendëspresidentin


Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, ka emëruar shefin e zbulimit, Omar Sulejman, në postin e zëvendësit të tij.

Kjo është hera e parë që ai zgjedh nënpresidentin e vendit që nga marrja e pushtetit në vitin 1981.

Mubarek ka shpërndarë sot kabinetin, në përpjekje për të qetësuar krizën në vend, por ka thënë se ai vetë nuk do të japë dorëheqje.

Ndërkohë, dhjetëra-mijëra njerëz kanë sfiduar shtet-rrethimin e qeverisë egjiptiane, duke mbushur rrugët dhe sheshet e Kajros në shenjë proteste kundër regjimit të Mubarakut.

Protestat kanë vazhduar edhe në qytetin e Aleaksandrisë dhe atë të Suezit.

Pavarësisht premtimeve të presidentit për reforma, disidenti egjiptian dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Mohamed El Baradei, ka këmbëngulur se Mubarek “duhet të shkojë”.

Autoritetet shëndetësore raportojnë për 45 persona të vrarë dhe rreth 2,000 të plagosur gjatë një jave protesta.
XS
SM
MD
LG