Ndërlidhjet

Lideri islamik pas 20 vjetësh kthehet në Tunizi


Kreu i lëvizjes kryesore islamike në Tunizi, Rahid Ganuçi, kthehet në Tunis pas më shumë se 20 vjetësh në mërgim. Ganuçi, i cili ka jetuar në Londër, është detyruar të mërgojë nën sundimin e presidentit Ben Ali, i cili kishte ndaluar zyrtarisht lëvizjen e Ganuçit - Enahda.

Kthimi i tij vjen pasi qeveria e përkohshme në vend i ka lehtësuar kufizimet për partitë politike. Ganuçi shpreson se lëvizja e tij do të mund të marrë pjesë në sistemin e ri shumëpartiak të Tunizisë.
XS
SM
MD
LG