Ndërlidhjet

Bandat e armatosura lirojnë militantët e burgosur


Bandat e njerëzve të armatosur kanë sulmuar të paktën katër burgje në Egjipt, duke ndihmuar qindra militantë myslimanë dhe mijëra të burgosur të tjerë të largohen nga burgu, pasi policia ka lënë postet e rojeve, në përpjekje për të kontrolluar protestat.

Zyrtarët e sigurisë thonë se mbi 1000 të burgosur janë arratisur. Një deklaratë e lëshuar nga grupi i paligjshëm opozitar “Vëllazëria myslimane” thotë se 34 anëtarë të tij janë në mesin e të liruarve.

Trupat ushtarake në Kajro, Aleksandri dhe Suez janë vënë në kërkim të të burgosurve të arratisur – në disa raste edhe me ndihmën e policisë.
XS
SM
MD
LG