Ndërlidhjet

Policia sudaneze përleshet me protestuesit


Policia sudaneze ka rrahur dhe arrestuar studentët që protestonin kundër qeverisë në Kartum, të frymëzuar nga kryengritjet popullore në Egjipt dhe Tunizi.

Qindra policë të armatosur kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër grupeve të demonstruesve. Forcat e rendit po ashtu kanë rrethuar hyrjet e katër universiteteve në kryeqytet, ku studentët brohorisnin slogane antiqeveritare.

Protesta e së dielës përkoi me rezultatet e para zyrtare të referendumit mbi pavarësinë e Sudanit jugor, të cilat konfirmuan raportet se shumica kanë votuar për shkëputje nga veriu.
XS
SM
MD
LG