Ndërlidhjet

Egjipt: Organizohen fluturime për evakuim


Shumë vende kanë filluar tu bëjnë thirrje shtetasve të tyre, që ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga Egjipti, për shkak të paqartësisë së ardhmërisë së këtij vendi, pas një jave të protestave anti-qeveri dhe trazirave të dhunshme.

Iraku, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Arabia Saudite, India dhe Turqia, kanë shpallur se po organizojnë aeroplana për evakuimin e qytetarëve të tyre.

Azerbajxhani, që thotë se një anëtar i personelit të ambasadës së vet në Kajro, është vrarë gjatë trazirave, poashtu ka organizuar evakuimin e shtetasve të vet.

Shumë qeveri, përfshirë Australinë, Belgjikën, Kinën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Holandën, Poloninë, Suedinë dhe Rusinë, u kanë tërhequr vërejtjen qytetarëve të tyre, që të mos udhëtojnë në pjesën më të madhe të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG