Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës me bombë – tre të vrarë


Policia thotë se një sulmues i dyshuar vetëvrasës me bombë i ka vrarë tre policë, në mesin e të cilëve, edhe një zyrtar i lartë policor lokal, në qytetin veriperëndimor, Peshavar, jo shumë larg rajonit kufitar me Afganistanin.

Policia tha se zyrtari Rashid Kan, shoferi dhe roja e tij, u vranë kur sulmuesi e hodhi veten në erë, afër veturës së tyre, në periferi të Peshavarit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por oficerët e sigurisë shpeshherë ishin cak i sulmeve nga talibanët në Pakistan.
XS
SM
MD
LG