Ndërlidhjet

Bastiset banesa e djalit të Mlladiçit



Policia serbe ka bastisur mëngjesin e sotëm në Beograd apartamentin e Darko Mlladiçit, të birit të Ratko Mlladiçit, të kërkuar nga Gjykata e Hagës nën akuzat për gjenocid e krime lufte.

Bastisja është bërë me kërkesë të Prokurorisë për Krime Lufte, sipas së cilës qëllimi i operacionit është mbledhja e provave që mund të çojnë drejt kapjes së ish komandantit serb të Bosnjës.

Gjatë 14 viteve të fundit banesat e familjarëve dhe të afërmve të Mlladiçit janë bastisuar disa herë, por deri tani pa rezultat.
XS
SM
MD
LG