Ndërlidhjet

Topi kërkon bashkëpunim për zbardhjen e 21 janarit



Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka shprehur sërish gjatë ditës së sotme shqetësimin për gjendjen e krijuar në vend pas protestës së 21 janarit.

Presidenti ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë e të menjëhershëm të Prokurorisë, SHIK-ut, Gardës e Policisë në zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit, ku tre protestues mbetën të vrarë dhe qindra protestues e policë u plagosën.

“Në një vend demokratik shkelja e ligjit dënohet dhe shkelësit e tij, cilëtdo qofshin ata, ndëshkohen. 21 janari errësoi shoqërinë dhe demokracinë shqiptare, prandaj kërkesa për ta zbardhur dhe nevoja për transparencë ligjore të saj është përparësi e shtetit. Një shtet ligjor, mbetet i tillë kur transparenca dhe bashkëpunimi i tërë hallkave nuk pengohet, cilatdo qofshin motivet e saj, dhe drejtësia vendoset”, deklaroi presidenti Topi.
XS
SM
MD
LG