Ndërlidhjet

Izraeli lejon rritjen e pranisë ushtarake egjiptiane



Izraeli ia ka lejuar Egjiptit vendosjen e disa qindra trupave shtesë në gadishullin e Sinait, duke e rritur numrin e ushtarëve në këtë rajon mbi atë që lejon marrëveshja paqësore Izrael-Egjipt e vitit 1979.

Rreth 800 ushtarë shtesë do të vendosen përreth Sharm el Sheikut në Detin e Kuq, afro 200km larg kufirit me Izraelin.

Egjipti prej një jave përballet me protesta të ashpra anti-qeveritare, gjatë të cilave janë vrarë mbi 100 persona.
XS
SM
MD
LG