Ndërlidhjet

Organizohet evakuimi i 2.400 amerikanëve nga Egjipti



Më shumë se 2.400 amerikanë i kanë kontaktuar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Egjipt, për t'u larguar nga vendi me fluturimet që do t'i organizojnë autoritetet amerikane.

Në komunikatën e Departamentit të Shtetit thuhet se 900 shtetas amerikanë pritet të evakuohen sot, ndërsa një mijë të tjerë gjatë ditës së nesërme.

Shumica e atyre që presin të evakuohen ndodhen në Kairo, por ka edhe shtetas amerikanë të tjerë në Aleksandri, Luksor dhe Asuan.
XS
SM
MD
LG