Ndërlidhjet

Kosor kundër gjykimit të Purdës në Serbi



Veterani kroat i luftës, Tomisllav Purda, nuk ka bërë asnjë gabim kur ka luftuar në Vukovar gjatë luftës serbo-kroate të vitit 1991, tha kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor.

Komentet e Kosorit u bënë në kohën kur Serbia ka kërkuar nga Bosnja dorëzimin e Purdës. Zagrebi e kundërshton gjykimin e planifikuar në Serbi për Purdën.

Rasti në fjalë ka përkeqësuar raportet mes Zagrebit e Beogradit.
XS
SM
MD
LG