Ndërlidhjet

Kriza në Egjipt ndikon në çmimet e naftës



Çmimi i naftës i ka tejkaluar 100 dollarë për fuçi për shkak të shqetësimeve nga ndikimi i mundshëm i trazirave në Egjipt.

Herën e fundit çmimi i naftës ishte 100 dollarë për fuçi në vitin 2008.

Në bursën e Londrës, nafta e papërpunuar u tregtua për 101.01 dollarë për fuçi.

Egjipti nuk është prodhuesi më i madh i naftës, por në të ndodhet Kanali i Suezit, ku çdo muaj kalojnë nga dhjetra milionë fuçi naftë nga prodhuesit në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG