Ndërlidhjet

Ambasadori amerikan lë Pekinin, mund të garojë për president



Ambasadori amerikan në Kinë planifikon të largohet, ndërsa mediat amerikane raportojnë se diplomati Xhon Hantsmen mund të konsiderohet kandidat për zgjedhjet presidenciale 2012.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs konfirmoi se Hantsmen, anëtar i Partisë Republikane, u ka thënë zyrtarëve se ai do të japë dorëheqje në gjysmën e parë të këtij viti.

Gibs mohoi të komentojë nëse Huntsman, ish guvernator i shtetit Utah, do të synojë nominimin e Republikanëve për ta sfiduar presidentin Barak Obama në zgjedhjet 2012.
XS
SM
MD
LG