Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak duhet t'i dëgjojë kërkesat e popullit.
Izraeli ka shprehur shqetësime me zhvillimet në Egjipt.
Kryeministri Benxhamin Netanjahu deklaroi se druan nga një revolucion i stilit iranian.
Sot është dita e tetë e protestave në Egjipt kundër regjimit të Mubarakut.
Pritet që në protestat e sotme në Kairo të tubohen një milion njerëz.
Protesta mbahen edhe në Aleksandri dhe qytetet tjera.