Teherani u tha sot vendeve perëndimore se ekzekutimet në Iran nuk janë punë e tyre.
Të hënën, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është "veçanërisht ishqetësuar" nga varja e gruas iraniano-holandeze.
Zahra Bahrami, 46 vjeç, e cila kishte fituar shtetësi holandeze, u var të shtunën nën akuzat për posedim dhe shitje të drogës.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Teheran, Ramin Mehmanparast, tha se 80 % e personave që janë varur janë trafikantë të drogës.