Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara: 147 të vrarë në trazirat e Tunizisë


Kreu i Komisionit të Kombeve të Bashkuara që merret me ngjarjet në Tunizi tha se 147 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 500 të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.

Bakr Ndiai tha se raporti nuk përfshin 72 viktimat që kanë pësuar në trazirat në burgje.

Qeveria e përkohshme në Tunis këmbëngul se numri i të vrarëve është 72, ndërsa opozita thotë se ky numër është shumë më i lartë.

Protestat e dhunshme në Tunizi kanë çduar në përmbysjen e presidentit Ben Ali, pas 23 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG