Ndërlidhjet

OSBE: Bjellorusia të respektojë lirinë e mediave


Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, i bëri thirrje Qeverisë bjelloruse të ndalojë “sulmet” ndaj gazetarëve të pavarur dhe mediave.

Ajo gjithashtu shprehu keqardhje që autoritetet në Minsk nuk e kanë bërë të mundur vizitën e saj të planifikuar për janar, për të diskutuar me zyrtarët bjellorusë situatën e përkeqësuar të mediave dhe fatin e dy gazetareve.

Gazetaret Natalia Raxhina dhe Irina Khalip janë arrestuar në prag të zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar.
XS
SM
MD
LG