Ndërlidhjet

Afganistani dhe Irani përmirësojnë lidhjet tregtare


Kabuli ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Teheranin për të përmirësuar tregtinë ndërkufitare, pas bllokadës së muajit të kaluar të cisternave me karburante drejt Afganistanit.

Ministria afgane e financave tha se dy palët kanë rënë dakord për të zgjeruar biznesin, tregtinë dhe tranzitin e mallrave në kufirin e tyre të përbashkët.

Ministria gjithashtu tha se zyrtarët e doganave të të dyja vendeve do të takohen rregullisht për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Bllokada e fundit e Iranit ka bërë që çmimet e karburanteve në Afganistan të rriten për 70 për qind.
XS
SM
MD
LG