Ndërlidhjet

Netanjahu mbështet protestuesit në Egjipt


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka shprehur mbështetje për protestuesit pro demokracisë në Egjipt, por i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë se çdo regjim i ri do ta respektojë marrëveshjen e paqes me Izraelin.

Netanjahu tha se nëse “një regjim radikal do ta zëvendësonte presidentin Hosni Muabark, siç ka ndodhur në Iran dhe gjetiu, rezultati mund të jetë një goditje e paqes dhe e demokracisë”.

Ditë më parë, Netanjahu ka shprehur shqetësimin se Egjipti mund të shkojë në rrugën e Iranit, qeveria e të cilit është përmbysur me revolucionin islamik në vitin 1979.
XS
SM
MD
LG