Ndërlidhjet

Kairo: Përleshen mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarakut



Në sheshin Tahrir të Kairos janë përleshur sot mbështetësit e presidentit Hosni Mubarak dhe protestuesit që kërkojnë t'i jepet fund sundimit 30 vjeçar të tij.

Përleshjet shpërthyen pasi ithtarët e Mubarakurt marshuan në shesh, ku mijëra protestues janë duke demonstruar me ditë të tëra duke kërkuar largimin e Mubarakut.

Dy palët hodhën gurë ndaj njëra tjetrës. Raportohet se disa persona janë plagosur.

Mbrëmë, në një fjalim televiziv, Mubarak tha se nuk do të garojë në zgjedhjet në shtator, por nuk tha se do të dorëhiqet.

Sot ushtria u bëri thirrje protestuesve që t'u japin fund demonstratave, duke thënë se e kanë përcjellë mesazhin e tyre, dhe se kërkesat e tyre janë dëgjuar.
XS
SM
MD
LG