Irani ka parë rritje dramatike të ekzekutimeve në vitin 2011, tha Navi Pillai, shefe e zyrës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Zyra tha se shkalla aktuale e ekzekutimeve në Iran është tre herë më e lartë se vitin e kaluar.
Pillai tha se përkundër kërkesave të Kombeve të Bashkuara për t'a ndalur praktikën e itllë, "autoritetet e Iranit duket se e kanë rritur numrin e dënimeve me vdekje".
Ajo tha se praktika e ekzekutimit të të burgosurve politikë përbën shkelje të konventës ndërkombëtare të KB për të drejtat civile dhe politike.