Ndërlidhjet

Eshton: Mubarak t'i përgjigjet vullnetit të njerëzve



Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Egjipt që të shmangin dhunën dhe të ruajnë qetësinë.

"Është shumë e rëndësishme që të shohim vetëpërmbajtje dhe qetësi. Është e rëndësishme që qeveria egjiptiane përpiqet ta arrijë këtë, kjo është përgjegjësia e tyre", i tha kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton televizionit Al Jazeera.

"Duhet të shohim tranzicionin, dhe duhet që presidenti Mubarak t'i përgjigjet vullnetit të njerëzve, duke e treguar planin që e ka, në mënyrë që njerëzit të besojnë në atë plan", ka thënë Eshton.
XS
SM
MD
LG