Ndërlidhjet

Qindra të plagosur në Kairo



Qindra njerëz janë plagosur në përleshjen ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak.

Përleshjet filluan kur mijëra mbështetës të Mubarakut i sulmuan protestuesit në sheshin Tahrir në Kairo.

Televizioni shtetëror citoi zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë të ketë thënë se 350 njerëz janë plagosur.

Opozita "Vëllazëria Myslimane" tha se fundi i sundimit të Mubarakut "nuk ka alternativë".
XS
SM
MD
LG